Humbja 5-0 në “Loro Boriçi” ka ndërlikuar jo pak shpresat e kombëtares së vajzave për një kualifikim në Kampionatin Europian. Norvegjia rezultoi kockë e fortë për skuadrën e teknikut Amir Grima. Por pavarësisht faktit që përmbysja mund të konsiderohet utopike, në kampin e përfaqësueses janë optimiste për një rezultat pozitiv.
Eriola Delija dhe Mikaela Metalla janë rikuperuar nga dëmtimi, duke qenë të gatshëm për 90 minutëshin e kthimit, i vlefshëm për raundin e parë të play-off të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.
Takimi i dytë Norvegji – Shqipëri do të luhet këtë të martë në Oslo, në stadiumin në orën 19:00. Përpos një fitoreje të mundshme, kuqezezat tentojnë të shënojë edhe golin e parë në portën norvegjeze. Në 5 sfidat e para, përfaqësuesja jonë është mposhtur me goleada, duke pësuar 35 gola, por pa arritur të gjej rrjetën kundërshtare.
Klan News