Armir Grima dhe kombëtarja e femrave të Shqipërisë përgatiten për ndeshjen e turit të parë Play Off të kampionatit europian. Përballja është e fortë dhe për vajzat kuqezi kjo është hera e parë që arrijnë në këtë fazë.
“Nuk po luajmë vetëm në kualifikuese, por po luajmë për të shkuar në finale. E kemi të vështirë, por me mbështetjen e publikun edhe mund të bëjmë diçka të mirë”, tha trajneri Grima.
Me Norvegjinë do të përballemi më 25 Tetor në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të ketë edhe një ndeshje kthimi, 4 ditë më pas. Por sa janë mundësitë reale të kalimit të turit?
“Të tre rezultatet pranohen. Në po punojmë për rezultat pozitiv. Na duhet edhe pak fat”, u shpreh Grima.
Po vajzat kuqezi çfarë thonë? Sa optimiste janë ato dhe si i kanë studiuar rivalet norvegjeze.
“E njohim Norvegjinë, jemi përballur edhe më parë. Janë ekip i fortë me lojtarë që luajnë tek Chelsea apo tek Barcelona. Ne po përgatitemi mirë për këtë ndeshje”, tha futbollistja, Megi Doçi.
Tv Klan