Kombëtarja shqiptare e vajzave synon kualifikimin historik për në finalet e Europianit, për këtë kategori. Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Norvegjisë, më 25 dhe 29 Tetor, të vlefshme për fazën e parë “play off” të Europianit “Zvicër 2025”.

Grumbullimi i vajzave kuqezi do të nisë të dielën e 20 Tetorit, ndërsa trajnerit Amir Grima, ka bërë publike listën me 23 lojtarët që do të jenë të grumbulluara për këto sfida.

Ka risi në listën kuqezi, me tre vajza që veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare: portierja e Mitrovicës, Rajmonda Spahiu, mesfushorja e Aaraut, Eriola Delija dhe sulmuesja e ekipit norvegjez Sarpborg 08, Florentina Kuqi.

Trajneri Grima ka rikthyer edhe gjashtë futbolliste të cilat janë aktivizuar më parë me Kombëtaren shqiptare si Endrina Elezaj, Aglia Iliadhi, Klea Hamonikaj, Djellza Istrefaj, Valentina Troka dhe Mikaela Metalla.

Grupi kuqezi do të nisë përgatitjet që të dielën dhe do t’i zhvillojë seancat stërvitore në Shkodër. Të premten e 25 Tetorit, Shqipëria pret Norvegjinë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët shqiptarë.

Sfida është programuar të luhet në orë 16:00. Më 29 Tetor do të luhet ndeshja e kthimit në Norvegji, në stadiumin “Ullevaal” në orën 19:00.

LISTA:

/tvklan.al