Një turne i veçantë në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit u organizua nga Federata e Futbollit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Pjesëmarrëse ishin vajzat e UN Women, gazetare të sportit dhe jo vetëm, si dhe vajzat e stafit të administratës së FSHF-së.

Pjesëmarrëset u ndanë në tre ekipe ku përçuan të gjitha së bashku mesazhin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Më datën 25 Tetor, kur Kombëtarja e Vajzave, do të luajë një ndeshje play-off kundër Norvegjisë është rënë dakord me federatën norvegjeze që të dyja kombëtaret të luajnë me fjongon rozë si pjesë e fushatë ndërgjegjësuese deri në datën 31.

Michele Ribotta, Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri vlerësoi nismën e FSHF-së si një formë shumë e mirë për të nxitur ndërgjegjësimin publik.

Në fund të turneut, pjesëmarrëset morën një medalje të përgatitur nga institucioni shqitpar i futbollit, si simbol i mesazhit të përcjellë së bashku.

Klan News