Trajneri i kombëtares së vajzave të Shqipërisë Armir Grima shprehet se përballjet me Norvegjinë të vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Kampionatin Europian “Zvicër 2025” janë vendimtare.

Ai ka vlerësuar kuqezezat për punën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe për kontributin e dhënë për përfaqësuesen.

Sfida e parë me nordiket do të jetë më 25 Tetor në Shkodër. Grima e bën të qartë se kombëtaren e presin takime të vështira. 4 ditë më pas, kuqezezat ndeshen në Oslo.

Në kombëtare optimizmi është i madh për t’u kualifikuar në fazën pasardhëse.

Në rast suksesi ndaj Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it Shqipëria do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Trajneri Grima shpreson që stadiumi “Loro Boriçi” të jetë i mbushur plot nga tifozët shqiptarë për të mbështetur vajzat në këtë moment historik.

Klan News