Lista e Kombëtares U-21, për ndeshjen e muajit shtator ndaj Zvicrës, ka pësuar dy ndryshime.

Portieri Simon Simoni, është ftuar nga Kombëtarja A dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Alban Bushi.

Në vend të Simonit është ftuar në Kombëtaren U-21 portieri Klidman Lilo, i cili do të vihet në dispozicion të skuadrës qysh në ditën e parë të grumbullimit.

Te Shqipëria U-21, do të grumbullohet edhe mesfushori Hajrulla Tola. Kuqezinjtë do të nisin këtë të diel grumbullimin, për sfidën e kualifikuesve të Europianit, ndaj Zvicrës, e cila është planifikuar të luhet më 6 shtator. /tvklan.al