Lajme Arkiva 2003
2200 vëzhgues të forumit vendor një ditë pas zgjedhjeve konstatuan se procesi i votimit u zhvillua në kushte normale dhe pa probleme që cenonin rendin dhe qetësinë.
Problemet që ata kanë vërejtur ishin listat, mungesa e mjaft votuesve në to dhe problemet teknike që erdhën nga madhësia e fletës së votimit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërën çrregullimin në lista, pasi sipas tyre dhe ligjit KZQV-të në bashkëpunim me bashkitë dhe komunat duhet të kryenin lajmërimin e çdo zgjedhësi për qendrën e votimit dhe vendodhjen e saj.
“Pati votues që nuk e gjenin emrin në listë në qendrën që ata paraqiteshin, pavarësisht se ishin banorë të asaj njësie vendore. Asnjë votues nuk ishte i njoftuar paraprakisht prej KZQV-të përkatëse për qendrën e votimit”.
Sipas përfaqësuesve të forumit, përveç atyre që nuk votuan nga mosqenia në lista, pati edhe nga ata që u larguan për shkak të ndërprerjes së votimit në ato qendra ku nuk përputhej madhësia e kutisë së votimit me fletën e votimit.
Forumi i vëzhguesve vendorë do të dalë pas dy javësh me një raport të plotë me sugjerime dhe ndryshime në kodin zgjedhor./tvklan.al