Prodhimi i medikamenteve në hapësirë është synimi i një kompanie private. Dhe eksperimenti i parë sapo ka përfunduar, me kthimin në territorin e Utah në SHBA të një kapsule me një ilaç antiviral të përdorur ndaj infekisonit Hiv dhe Hepatit C.
Qëllimi i kompanisë është prodhimi i medikamenteve në orbitën e ulët të Tokës, për të përfituar kështu nga kushti i mikrogravitetit, që bën që kristalet e principeve active të bashkohen në struktura më perfekte. Për këtë synohet përdorimi i platformave orbitale në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, për t’i përdorur si fabrika të vogla.
Kapsula u nis në qershor 2023 dhe u rikthye në Tokë në 21 shkurt. Materialet u inspektuan në dy laboratorë të ndryshëm dhe rezultati final është mjaft pozitiv, pasi struktura finale e antiviralit ka qenë shumë herë rezultative. Kjo i hap rrugën një industrie të re në fushën e biomjekësisë, përfshirë edhe krijimin e përbërjeve apo materialeve të reja, me efikasitet më të lartë.
Klan News