Megjithëse alternativa të tilla si duhani me ngrohje, ‘vaping’ ose cigaret elektronike nuk janë të padëmshme, ato paraqesin mundësi më të mira.

Kalimi nga cigarja konvencionale me djegie në alternativa të reja si duhani me ngrohje, ‘vaping’ apo cigaret elektrike do të përmirësojnë ndjeshëm ndikimin në kancerin të mushkërive tek duhanpirësit duke ulur marrjen e substancave toksike.

Kjo ishte pjesë e diskutimit mes ekspertëve gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Reduktimit të Dëmit, që u mbajt në Paris në datat 2 dhe 3 Shkurt.

Onkologu Peter Harper, ndër të tjera, shpjegoi se alternativat e duhanpirjes nuk janë të padëmshme – “askush nuk thotë se janë plotësisht të sigurta” – por ato prezantojnë një përmirësim. Ka përfitime, tha ai, në kalimin drejt një produkti më pak të dëmshëm dhe theksoi se “ky kalim do të eliminojë shkakun kryesor të vdekjes nga kanceri i mushkërive”.

Të njëjtin qëndrim ndau dhe Presidenti i Shoqatës Ruse të Kancerit, David Zaridze, i cili tha se informacionet e mjekëve tregojnë se “këto alternativa mund të zvogëlojnë vdekjet nga kanceri në mushkëri”.

“Parandalimi i bazuar në prova është mënyra më e zgjuar për të zvogëluar vdekshmërinë e shkaktuar nga zakone të tilla si duhani, por edhe alkooli,” tha Zaridze.

Ekspertja e shëndetit publik Laura Rosen, profesore në Universitetin e Tel Aviv, pranoi se nuk ka studime mbi efektet afatgjata të cigareve elektronike dhe alternativave të tjera pa djegie, por “pritet më pak ndikim në kancer sesa me duhanin konvencional .

Mos pajtimi me strategjinë e OBSH-së kundër duhanit Peter Harper nuk pajtohet me Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) në lidhje me strategjinë kundër duhanit, i cili sipas mendimit të tij mbron ekskluzivisht trajtimet farmakologjike me mbikëqyrje mjekësore.

“Nuk mund të pajtohem me këtë,” shtoi ai. Në të njëjtin drejtim, u shpreh dhe Rosen, e cila analizoi rezultatet e këtij trajtimi dhe arriti në përfundimin se dështon në më shumë se 80 përqind të rasteve, pasi shumica e duhanpirësve i rikthehen duhanit pas një kohe.

Farmacitë janë “duke fituar shumë para”. Për Rosen, kompanitë farmaceutike po fitojnë shumë para me produkte të ndërprerjes së pirjes së duhanit” dhe kjo është arsyeja pse në shumë zona duhanpirësit vuajnë mungesën e alternativave me risk të reduktuar që ndër të tjera ndihmojnë në braktisjen duhanit.