Jo të gjithë zgjedhin bregdetin për të shpëtuar nga temperaturat e larta të këtyre ditëve qershori. Shumë qytetarë zgjedhin të freskohen në hijen e pemëve dhe në oaze natyrore. Një prej tyre është Bysheku në Elbasan. Është një destinacion që ndodhet pak km larg nga qyteti dhe çdo vit e më shumë po zbulohet nga vizitorët.
Ky vend zgjidhet më së shumti nga banorë vendas të cilët e vlerësojnë për qetësinë dhe natyrën e bukur. Ata thonë se e frekuntojnë edhe për vetitë kurative të ujit.
“Ky vend këtu është i preferuar. Është shumë shumë i mirë. Më pëlqen, vijmë sa herë dhe më ka bërë mirë ky uji. Kënaqem këtu në freski.”
“Vijmë shpeshherë edhe për kurim edhe për të kaluar të nxehtin. Mirëpo këtu ka kaq vite që nuk është vënë dorë.”
Por kohët e fundit ky atraksion preferohet edhe nga vizitorë nga qytete të tjera. Madje është zbuluar edhe nga turistë të huaj. Kjo zonë preferohet kryesisht për turizëm ditor ndërsa numri më i lartë i vizitorëve është gjatë fundjavave.
Banorë, por edhe vizitorë kërkojnë zhvillimin e zonës në mënyrë që interesi nga turistët të jetë edhe më i lartë.
Klan News