Marrja e kontraceptivëve nga femrat ka qenë e limituar për shkak të efekteve anësore që mund të shkaktonin. Por jo më. Tani gratë mund të përdorin kontraceptivë çdo ditë të muajit nëse dëshirojnë, pa pasur asnjë rrezik. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Mjekësor Kombëtar në Angli.
Ky institucion ka rrëzuar kështu teorinë se femrat duhet të bënin 7 ditë pushim nga momenti kur përdornin kontraceptiv, pra të përdorej një herë në javë.
Por përse kishte dalë ky rregull? Kufizimi në përdorim ishte vendosur për shkak të besimtarëve katolikë, në mënyrë që të ishte më e pranueshme për ta përdorimi i kontraceptivëve. Por, tani shkencëtarët thonë se marrja e pilulës sa më shpesh mund të ndihmojë në reduktimin e shtatzanive të padëshiruara. Profesori John Giullebaud në Universitetin e Londrës ka hedhur poshtë teorinë se si është përdorur kontraceptivi në 60 vitet e fundit.
“Gjinekologu John Rock futi teorinë për të bërë pushim 1 javë pasi shpresonte se Papa mund të përdorte pilulën dhe ta konsideronte të pranueshme që ta përdornin edhe besimtarët katolikë”
, Profesori Giullebaud për “The Sunday Telegraph”.
Kjo pilulë doli në shitje për publikun për herë të parë në vitin 1961 në Angli. Në atë kohë, John Rock u kërkoi udhëheqësve të Kishës Katolike dhe më pas Papa Gjonit XXIII që të pranonte pilulën, duke këmbëngulur se ishte e sigurt për t’u përdorur. Pasi Papa Gjoni XXIII u nda nga jeta, kjo çështje i kaloi Papa Pavlit VI. Në vitin 1968, Papa ndaloi përdorimin e kontraceptivit nga besimtarët katolikët romakë.
Në vitin 2017 në një konferencë vjetore të Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm, Profesori John Giullebaud kishte shprehur opinionin e tij se kjo pilulë mund të përdoret çdo ditë.
“Si është e mundur që për 60 vjet kemi përdorur pilulën në mënyrë jo optimale vetëm për shkak të dëshirës që t’i pëlqente edhe Papës
“, kishte thënë ai.
Tani më ky mit ka rënë dhe femrat mund të përdorin çdo ditë kontraceptivë pa asnjë problem nëse dëshirojnë që të shmangin shtatzani të padëshiruar. Megjithatë, rekomandohet gjithashtu që të këshilloheni paraprakisht me mjekun për të marrë udhëzimet e nevojshme.
/tvklan.al