Stephen Hawking mund të ketë qenë një nga shkencëtarët më të shquar në botë, por një gjë mbeti mister për të: femrat.
Fizikanti, i cili vdiq në orët e hershme të së mërkurës në moshën 76 vjeçare, simbolizonte shtresat e larta të fuqisë së mendjes njerëzore.
Por në një rast kur e pyetën për çfarë mendonte më shumë gjatë ditës, ai tha: “Femrat. Ato janë një mister i plotë”.
Shkencëtari e dha këtë koment për femrat në një intervistë me
New Scientist
kur shënoi ditëlindjen e tij të 70-të më 8 Janar 2012.
Hawking u diagnostikua me sklerozë amitrofike laterale, një formë e sëmundjes së qelizave nervore, kur ai ishte 22 vjeç dhe nuk pritej të jetonte më shumë se dy vjet.
Por ai jetoi për 55 vjet të tjera duke u bërë një nga fizikantët më të famshëm në botë si edhe botoi tre nga librat më të shitur. Ai u nderua me vlerësime dhe disa grada nderi, medalje, etj. Hawking ka qenë dy herë i martuar dhe ka tre fëmijë./tvklan.al