Sa vjen e më shumë, futbolli po i nënshtrohet kontrolleve antidoping. Në Itali, gjatë vitit të kaluar Inspektorët e Agjencisë Antidoping kanë ushtruar 1130 herë kontrolle në klube, dhomat e zhveshjes pas ndeshjeve apo edhe në shtëpitë e futbollistëve. Që prej 2013 ka patur rreth 50% më shumë kontrolle për çdo vit. Në 35 raste janë marrë masa disiplinore.

Agjencia italiane ka ngritur 144 çështje përpara Gjykatës Anti-Doping, duke iu referuar 126 të tjera gjykimit sportiv në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

Nga Janari deri në Dhjetor në të gjithë botën janë kontrolluar mbi 5000 sportistë nga 135 disiplina sportive për gjithsej mbi 9200 analiza.

Përveç futbollistëve (2174 teste), monitorohen nga afër atletët 407 teste dhe çiklistët në me 743 raste. Nuk lihen pas dore as sportistët paraolimpikë.

Lista e përdoruesve të substancave të ndaluar gjithsesi kryesohet nga çiklistët me 16 raste të ndjekur nga peshëngritësit dhe lojtarët e futbollit amerikan.

Tv Klan