Koreja e Veriut ka dërguar materiale në Siri për prodhimin e armëve kimike, shkruajnë mediat amerikane sipas një raporti të OKB-së.
Në zbulimet e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara thuhet gjithashtu se ekspertët koreano-veriorë të raketave, janë parë në objektet e ndërtimit të armëve në Siri. Këto pretendime vijnë pas raportimeve të fundit të gjetjes së gazit klorin në armët kimike të përdorura nga forcat siriane, të cilat qeveria po i mohon.
Ky raport i OKB është ende i pa publikuar zyrtarisht dhe pritet që të ketë një shpjegim të detajuar. Aktualisht Koreja e Veriut po përballet me sanksione të shumta për programin e saj bërthamor.
Furnizimet, që raportohet të jenë dërguar në mënyrë të paligjshme në Siri nga ana e shtetit komunist, përfshijnë pllak që përdoren për ngrohje, termometra e të tjera kimikate. Gjatë vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017, në Siri janë dërguar 5 porosi nëpërmjet një firme tregtare kineze, shkruan Wall Street Journal, duke shtuar se një agjenci qeveritare siriane ka paguar Korenë e Veriut.
/tvklan.al