Komisionerja e re evropiane për zgjerim, Marta Kos, pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën.

“Është diçka në të cilën po llogarisim. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se është e mundur dhe pas kësaj realisht mund ta përshpejtojmë procesin”, tha Kos në një deklaratë për media pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian.

E pyetur nëse më pas mund të jepen garanci se nuk do të ketë bllokada të tjera, Kos tha se nuk është ajo që mund t’i përgjigjet asaj pyetjeje.

Për mënyrën se si mund të zgjidhet problemi me Bullgarinë, Kos tha se duhet të diskutohet sa më shumë./Klan Macedonia