Akuza të tilla se gazetarët apo mediat janë të financuara nga Beogradi zv/kryeministri Besnik Bislimi bën thuaj në çdo konferencë kur nuk i pëlqejnë pyetjet apo thotë se keqinterpretohet.

E pikërisht kjo klimë e krijuar për mediat në Kosovë e ka sjellë Kosovën 19 vende më ulët në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.

Nga pozita e 56-të, ku radhitej vitin e kaluar, sivjet ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve.

Për kreun e  bordit të AGK-së Xhemajl Rexha ky raport nuk është befasi pasi konsideron se klima e të bërit gazetari në Kosovë ka shkuar duke u vështirësuar dhe përkeqësuar viteve të fundit.

Sipas gjetjeve të raportit në Kosovë edhe pse sulmet hetohen nga policia dhe prokuroria, rrallëherë rezultojnë në ndjekje penale.

Burim Zariqi, i cili ishte sulmuar më 31 Maj të vitit të  kaluar nga protestuesit serb në Zveçan, dhe lënda e tij ende nuk ka përfunduar.

Indeksin vjetor për lirinë e shtypit e kryeson Norvegjia, e pasuar nga Danimarka e Suedia.

Tv Klan