Portieri Aro Muriç është dilema e vetme te kombëtarja e Kosovës për dy sfidat e muajit Tetor. Dardanët po përgatiten maksimalisht për përballjet me Lituaninë dhe më pas Qipron, teksa gardiani i Ipsëich për shkak të një lëndimi nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore.
Situatë delikate edhe për Leart Paqarada, i cili është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Gjithsesi optimizmi për pikë është mjaft i lartë në kombëtaren e Kosovës. Për mesfushorin, Emërllahu disiplina dhe angazhimi në fushë do ta dërgojë skuadrën tek suksesi.
Trajneri Franco Foda ka punuar shumë në aspektin taktik, skema të cilat pritet të shfrytëzohen edhe gjatë sfidës. Momentalisht Dardanët kanë 3 pikë në grupin 2 të Divizionit C. Kuotë që i pozicionon të dytët në renditje, distancuar me 3 pikë nga Rumania dhe barazim me Qipron, ndërsa Lituania pas dy sfidave nuk ka provuar ende shijen e pikëve.
Klan News