Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të përballen me Rumaninë dhe Lituaninë, ndërsa për këto takime janë ftuar 24 lojtarë.
Bie në sy afrimi i Baton Zabërgja, i cili po shkëlqen këtë sezon në Superiore me Dinamon. Nuk mungojnë lojtarë si Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Kosova do të përballet me Rumaninë në transfertë më 15 Nëntor, ndërsa tri ditë më vonë pret në shtëpi Lituaninë.
Në Ligën C2, “dardanët” renditen në vendin e dytë me 9 pikë, 3 pikë më pak se Rumania kryesuese.
/tvklan.al