Kosova ka zbuluar listën e lojtarëve që janë ftuar nga trajneri Franco Foda, për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Ka mbetur jashtë listës sulmuesi kryesor i “dardanëve” Vedat Muriqi, i cili vuan një dëmtim. Bie në sy rikthimi i Edon Zhegrovës, Aro Muric dhe Florent Muslijës, të cilët u përjashtuan në grumbullimin e fundit, për thyerje të disiplinës.

Risia në listë është ajo e portierit Amir Shaipi, që grumbullohet për herë të parë nga Kosova.

Përfaqësuesja “dardane” do të përballet më 12 Tetor ndaj Lituanisë në transfertë dhe pret Qipron në Prishtinë më 15 Tetor, në sfidat e vlefshme për Ligën C, në Ligën e Kombeve.

LISTA:

/tvklan.al