Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Zbulimi sekret amerikan CIA, ka zbuluar një komplot serb për një atentat kundër gjeneralit Uesli Klark dhe shefit të Natos Xhorxh Robertson gjatë vizitës së tyre në Kosovë. Sipas shtypit britanik Klark dhe Robertson ndryshuan intinerarin gjatë vizitës së tyre në Kosovë për shkak të informacioneve të CIA-s lidhur me një komplot serb për ti vrarë ata.
Zbulimi amerikan i kishte paralajmëruar shefat e Natos se helikopteri që do ti transportonte ata nga Shkupi në Prishtinë, mund të ishte objekt sulmesh me rraketë tokë-ajër. CIA nuk i kishte zbuluar të gjitha hollësitë për një komplot specifik por zotërontë informacione të mjaftueshme për të dhënë alarmin.
Lordi Robertson dhe gjenerali Klark të nisur për një vizitë me rastin e përvjetorit të parë të bombardimeve të Natos, ndryshuan intinerarin duke arritur në Kosovë të premten pesë orë e gjysmë më vonë nga sa ishtë parashikuar dhe duke hequr një etapë në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Ndërkohë SHBA këmbngul për të qëndruar gjatë në Kosovë me trupat e tyre atje. Sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt në një letër të hapur drejtuar Kongresit Amerikan, i paralajmëroj deputetët amerikan kundër një reduktimi ose ndalimi të angazhimit amerikan në Kosovë. Përderisa Millosheviçi vazhdon të jetë i pranishëm vazhdon Ollbrajt rajoni mbetet një fuçi baruti. Nëse largohemi prej andej gjaku do të derdhet përsëri lum paralajmëroi ajo./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego