Në Prishtinë u mbajt këtë të mërkurë parada ushtarake me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Gjatë paradës, nën tingujt e marshit ushtarak, Forca e Sigurisë së Kosovës demonstroi përmes kuadrateve të parakalimit kapacitetet në regjimentet dhe komandat përkatëse, të cilat, edhe me ndihmën e trajnimeve ndërkombëtare të NATO-s, kanë arritur standarde të larta.
Pjesë e paradës ishin dhe njësitë e Policisë së Kosovës, të trajnuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, si dhe në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme.
Paradën e ndoqi nga afër edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj./tvklan.al



