Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt priti dje në mbrëmje tetë përfaqësues të opozitës serbe që Washingtoni po i inkurajon që prej disa muajsh, të bashkohen për të përmbysur presidentin Jugosllav Sllobodan Millosheviç. Shefja e diplomacise amerikane Ollbrajt tha në një komunikatë se pas kërkesave e projekteve të paraqitura nga opozita serbe do mbështeten nga SHBA.
Ndërkohë një analist i Reuters hedh dritë mbi një fakt tronditës, të burgosurit kosovar në Serbi përdoren si mall për tu shitur nga serbët. Tregtia me të burgosurit shqiptar, shumica të kapur gjatë bombardimeve të vitit të kaluar të Natos dhe të dërguar më pas me autobuz në Serbi nga forcat Jugosllave. Disa nga shqiptarët e liruar me para kohët e fundit ngulin këmbë se trafiku nuk është thesht korrupsion i lokalizuar por një biznes që drejtohet nga shteti dhe që kontrollohet zyrtarë të lartë të administratës së Beogradit.
Ndërkohë në kosovën lindore mijra shqiptar u grumbulluan të varrosnin një luftëtar të UÇPMB-së, që u vra në serbi. Vendasit thonë se ai është vrarë brenda në Serbi me plumb në kokë. Ata fajsojnë një snajper serb për vrasjen e tij. Por vendet perëndimore sidomos amerika e ka paralajmëruar grupin guerril UÇPMB, për të mos provokuar forcat serbe me shpresën që të shkaktojnë ndërhyrjen tjetër të Natos si ajo në Kosovë vitin e kaluar./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori