Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias premton se ligji i luftës me Shqipërinë do të shfuqizohet brenda këtij viti.

Deklaratën ai e bëri në një intervistë për mediat greke, Nikos Kotzias e konsideroi ligjin “budallallëk” që i përket historisë.

Shefi i diplomacisë greke tha se nuk ka asnjë dyshim formal që dy vendet nuk janë në gjendje lufte.

Kotzias shprehet se shqiptarët e konsiderojnë këtë ligj si problemin më të madh që kanë me Greqinë, ndaj dhe duhet hequr një herë e mirë.

Ministri i jashtëm grek tha se 2018-a do të jetë viti, kur do të marrin fund problemet me fqinjët shqiptarë edhe me ata maqedonas.

Tv Klan