Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes vendosi të shpallë fituesit e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, Korçës dhe Kukësit.
Në përfundim të shqyrtimit të mandatimit të deputetëve në qarqet ku nuk pati asnjë kërkesë ankimore, KQZ për qarkun e Gjirokastrës shpalli fitues kandidatët Genc Ruli dhe Spiro Ksera nga Partia Demokratike dhe Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka, përfaqësues të Partisë Socialiste.
Për qarkun e Korçës KQZ shpalli fitues kandidatët e Partisë Demokratike, Ridvan Bode, Gjergj Papa, Ledina Aliolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli, Ismail Hoxha, ndërsa për Partinë Socialiste, Ben Blushi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka.
Ndërsa përsa i përket qarkut të Kukësit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fitues kandidatët e listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Besnik Dushaj, Fatos Hoxha, ndërsa në radhët e Partisë Socialiste u shpall fitues kandidati Asllan Dogjani./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle