Në Tetovë, njëri krah i Lëvizjes “Besa” mbajti ditën e diel kongresin e parë, ku për kryetar u zgjodh Afrim Gashi. Partia, prej para pak javësh është ndarë më dysh pas mosmarrëveshjeve për atë se kush duhej ta drejtojë atë. Krahu tjetër i partisë, i njohur si krahu i Tetovës të cilit i prin kryetari i parë i Lëvizjes, Bilall Kasami, e ka caktuar kongresin për më 24 Shkurt.
Lëvizja Besa së bashku me fraksionet e Rilindjes Demokratike Kombëtare kishte pesë deputetë në parlament; Tash krahu i Tetovës ka mbetur me dy dhe ai i Shkupit me tre deputetë. Kjo e fundit duket se ka dhe mbështetjen e partive të tjera opozitare, si Partia Demokratike Shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët. Nga ana tjetër, krahu i Tetovës ka dhënë shenja përafrimi me koalicionin qeverisës të Maqedonisë./VOA