Filipçe: Kemi tre pacientë të shëruar

24 të infektuar të rinj me koronavirus në 24 orët e fundit, me çka numri total është 201 të sëmurë. Edhe një pacient lidhet me Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës, ndërsa është regjistruar edhe rasti i parë në Tetovë, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. 

“Janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus, në Shkup 15, në Kumanovë 4, në Dibër 2, në Ohër 1, në Shtip 1 dhe në Tetovë 1. Ka edhe një pacient që lidhet me Klinikën e sëmundjeve të lëkurës në Shkup. Me këtë, numri total i të pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 sot deri në orën 12 është 201 persona.” 

Personi i ri i infektuar që është rasti i vetëm në Tetovë ka qëndruar në Entin e Rehabilitimit në Shkup, ndërsa për shkak të temperaturës së lartë është kthyer në Tetovë, ku është bërë testimi.

Klan Macedonia