Partia Demokratike akuzon Niko Peleshin se po tenton të manipulojë votën e diasporës përmes zyrave të Partisë Socialiste të ngritura pranë konsullatës shqiptare në Selanik, që i paraqet si zyra shtetërore të KQZ-së.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit”, shprehet sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Demokratët ftojnë KQZ-në të sqarojë qytetarët mbi këtë çështje që sipas tyre është përpjekje e rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët.

“Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online”, theksoi Kaso.

Selia blu fton SPAK-un që të hetojë jo vetëm burimin e financimit të këtyre zyrave, por edhe të parandalojë fenomenin sipas saj të shitblerjes së votës së emigrantëve nga ana e maxhorancës.

Tv Klan