Një statujë mermeri 2 mijë vjeçare është gjetur në një qese plehrash në Neoi Epivates të Greqisë. Bëhet fjalë për statujën e një gruaje rreth 80 centimetra, por pa kokë. Një burrë e gjeti dhe ua dorëzoi autoriteteve lokale, të cilët më pas kontaktuan arkeologët për të kuptuar vlerën e kësaj statuje.
Pas një vlerësimi fillestar, u mësua se statuja i përket epokës helenistike (viti 320 para Krishtit). Kjo periudhë sipas historianëve ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm të artit dhe kulturës. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka hedhur këtë statujë.
Zbulimet arkeologjike janë relativisht të zakonshme në Greqi, një vend i njohur për trashëgiminë e tij të lashtë. Edhe në Dhjetor të 2024-ës, punëtorët që merreshin me instalimet e tubacioneve të gazit natyror pranë Athinës, zbuluan një statujë të epokës romake.
/tvklan.al