“Krimi është vetëm i imi” u ngjit në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Pas suksesit në Shkodër dhe Tiranë vepra shkaktoi të qeshura te artdashësit durrsakë, si dhe rrëmbeu duartrokitjet e publikut.
Shfaqja erdhi me regji të Driada Dervishit, ndërsa përcjell mesazhe për emancipimin e femrës dhe trajton edhe temën e famës dhe parasë. Komedia “Krimi është i imi” bazohet në letërsinë franceze.
Klan News