Mesazhe të forta për familjen, shoqërinë dhe jetën, përcolli komedia “Indian Party” që u ngjit vetëm për një natë në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu”, në Durrës.

Komedia, nën regjinë e Madi Selimit, flet për historinë e katër shoqeve, të cilat takohen në një suitë hoteli për të festuar fundin e beqarisë së një tjetër shoqeje.

Në pritje e sipër ato fillojnë të zbulojnë sekrete të mbartura prej vitesh, marrëdhënie të dështuara me meshkujt, lidhjet, familjen, fëmijët, sikurse dhe për orientimet e tyre seksuale, duke përcjellë mesazhe të forta.

Madi Selimi, regjisore: Shfaqja është +16 vjeç jo vetëm për fjalorin të cilin ka, por edhe për temat të cilat trajtohen në shfaqje. Pra kemi përveçse problemet që ka një grua, trajtojmë edhe divorci dhe temat homoseksualitetit dhe papunësinë. Në Tiranë është pritur goxha mirë besoj se edhe në Durrës do të pritet mjaft mirë. Është pikat, po është me notat e duhura deri aty ku mund të perceptojë publiku.  

Një komedi mjaft interesante ku personazhet i bazojnë argumentet e tyre nga eksperiencat jetësore.

Jorida Meta, aktore: Gjejnë veten edhe femrat edhe meshkujt, sepse ka problematika të shumta duke filluar që nga seksualiteti, që nga problemet që kanë tani çiftet, që nga problemet me fëmijët, problemet familjare patjetër. Ne jemi pesë vajza që peformojmë, por që diskutojmë problematika të ndryshme të jetës që çdo kush i ka.

Delinda Disha, aktore: Biseda dhe tema kryesore janë meshkujt, por jo vetëm këto. Secila nga personazhet ka qëllimin e vet, ka motivin e vet, por e rëndësishme është që të gjitha ne jemi karaktere dhe të gjitha ne do të falim shumë të qeshura. Kemi shumë batuta si personazhe.

Komedia plot surpriza e të papritura u mirëprit mjaft mirë nga publiku durrsak.

Klan News