Përdorimi i kripës me tepricë ndikon ndjeshëm edhe në lëkurë, dhe rrit riskun për tu prekur nga ekzema. Kjo sëmundje, e njohur edhe si dermatit atopic është kronike, dhe shkakton lëkurë të thatë e kruajtje.
Për studimin në fjalë ekspertët kanë analizuar të dhënat e 215 mijë personave nga mosha 30-70, në Uk Biobank, që përfshin cartel klinike elektronike. Dhe rezulton se për çdo gram më shumë në analizat e urinës, rritej me 11% më shumë mundësia për të patur një diagnozë të ekzemës.
Ndërkohë që në SHBA konsumi i 1 g kripë më tepër në ditë, përkthehej në 22% risk për tu prekur nga një formë aktive të dermatitis atopik. Në SHBA kjo sëmundje e lëkurës është mjaft e përhapur, me 31 mln persona që vuajnë nga ekzema.
Reduktimi i kripës në tryezë sjell mjaft benefit për organzimin, pasi kripa është ndër faktorët kryesor të prekjes nga hipertensioni, sëmundjet kardiake, apo ato të veshkave, dhe tashmë shtohet si faktor edhe në sëmundjet e lëkurës.
Klan News