Lufta dhe pasojat që ka lënë pas, nuk kanë penguar besimtarët kristianë të Aleppos të kremtojnë Krishtlindjen në Katedralen e Shenjtit Elia.
Në mes të rrënojave, besimtarët kristianë sirianë janë mbledhur në meshën e mesnatës. Kisha është vetëm një nga shumë ndërtesat e shkatërruara të Aleppos.
Banorët aty, prej më shumë se një jave janë përpjekur të krijojnë një atmosferë sa më të pranueshme për të kremtuar Krishtlindjen. Tashmë qyteti, i rimarrë nga forcat qeveritare, po zvarritet të gjejë normalitetin.
Tv Klan