Kristi dhe Xheni zhvilluan takimin e tyre mes pyetjeve të shumta pikante dhe një telajoje ku fronisti po pikturonte konkurrenten. E teksa tregoi se çfarë ka kërkuar së fundmi në celularin e tij, Kristi iu përgjigj edhe një pyetje, se çfarë është ndonjë sekret që mban të fshehur. Fronisti tregoi se ka një lloj ankthi sa herë që shikon babain e tij, Robert Aliaj në skenë.

Kristi: Gjë e shpeshtë që nuk e them shpesh është një lloj frike… jo frike, por një lloj ankthi që kam kur shikoj babin tim në skenë.

Xheni: Çfarë ta shkakton këtë lloj ankthi?

Kristi: Është e vështirë në skenë të shkëputesh nga fakti që je çuni i tij.

Xheni: Ke frikë se të gjykojnë apo që nuk do pëlqej gocën që ti do pëlqesh?

Kristi: Që të dyja!

Nga ana tjetër, Xheni nuk fsheh faktin që sipas saj vajzat e tjera janë xheloze për një arsye shumë të thjesht, sepse konkurrentja është e duhura për Kristin.

Kristi: Nuk kam qejf të bëhen vajzat e tjera xheloze kot. Do bëhen?

Xheni: Mendoj që vajzat e tjera janë xheloze.

Kristi:Janë?

Xheni: Sigurisht nuk  e vënë dyshim. Janë xheloze sepse e dinë që unë jam e duhura.

Kristi: Për mua?

Xheni: Po.

Kristi: Je e sigurt?

Xheni: 1000%./tvklan.al