Marrëdhënia e Jonny me Rominën është komentuar edhe nga konkurrentët e tjerë të programit “Love Story” në Tv Klan.

Një nga komentet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë reagimi i Kristit.

Ai është shprehur se nëse Romina do ishte pjesë e programit që prej fillimit gjithçka do kishte shkuar normalisht me Jonny dhe të dy do ishin çift tani. Ndërsa mes të tjerash tha për veten se po vuan shumë për të gjetur shpirtin e tij binjak.

Kristi: Të ishte Romina në fillim do kishte dalë me Rominën shumë natyral…

Eni Shehu: Ça e ke këtë padurim për të përcjellë Xhonin?

Kristi: Pse nuk është gjë e mirë? Të gjej një vajzë të duhur, unë po vuaj për këtë përcjellje.

Eni Shehu: Po vuan për të dalë nga programi?

Kristi: Jo, unë vuaj të gjej shpirtin binjak.

Zhaklin Lekatari: Na raftë pika ne për vuajtjet e tua.

Xhensila Pere: Mos fol kaq me ndjenja se prekemi shumë…/tvklan.al