“Vitin tjetër unë do të organizoj Love Story Animal. Do jesh e ftuar në Animal Love Story. Domethënë Love Story për kafshët. Do kemi kafshë dhe…”
Ky koment i Kristit gjatë show-t të hënën në debatin me Jerina Lalajn është komentuar gjatë në Love Story Talk. Ka qenë opinionistja Zhaklinë Lekatari që ka kërkuar nga fronisti që të shpjegohet se pse e tha këtë gjë.
Kristi sqaroi se e tha që do të organizojë një Love Story Animal për zoofilët. Më tej ai u shpreh se fjalitë që tha shin satirë me situatën që kishte personi që po debatonte
Kristi: Për zoofilët, zoofilët kanë mundësi të kenë Love Story. Të reprezantohen zoofilët këtu.
Zhaklinë Lekatari: Kush janë zoofilët këtu?
Kristi: Nuk e di e thashë kështu…
Zhaklinë Lekatari: Pse e the?
Kristi: Ishte plot me kontekstin.
Zhaklinë Lekatari: Cili është funksioni i kësaj gjëje që the? Pse e the atë fjali, ti flet kot?
Kristi: Funksioni ishte satirë me situatën që kishte një person përpara meje.
Zhaklinë Lekatari: Pse?
Kristi: Se ashtu desha ta bëj atë humor.
Zhaklinë Lekatari: Logjika brenda këtij humori ekziston apo bën kot.
Kristi: Logjika është që ajo është një person që jeton me kafshë.
Zhaklinë Lekatari: Dhe ça pastaj?
Kristi: Mos më flasë mua për vlera.
Zhaklinë Lekatari: Pse?
Kristi: Nuk dua, nuk e pranoj dot.
Zhaklinë Lekatari: Nuk jemi këtu për të përmbushur dëshirat e tua.
Kristi: Ajo jeton me kafshë, ajo shprehet mes kafshëve.
Zhaklinë Lekatari: A mund ta di ku është e shkruar që një person që jeton me kafshë nuk është mjaftueshëm i mirë.
Kristi: Personale e kisha, por nuk e kisha në sensin që ajo është më e mirë… Ishte situacionale konteksti.
Zhaklinë sqaroi më tej për opinionin dhe konkurrentët se zoofilia është kur njerëzit kanë dëshirë të kryejnë marrëdhënie seksuale me kafshët./tvklan.al