Sheshi përpara pallatit të drejtësisë në Stamboll u shndërrua në një qendër mitingu. Mijëra qytetarë dolën në mbështetje të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Ky i fundit dëshmoi para autoriteteve për dy çështje hetimore të hapura ndaj tij, kërcënimin e dy personave dhe ndikimin në institucionet e drejtësisë.

Pasi përfundoi dëshminë e tij, Imamoglu doli para mbështetësve duke deklaruar se me këtë proces po përdhunohet drejtësia në vend.

“Ajo që ndodhi sot vjen si rezultat i një kurthi që po i bëhet Stambollit. Po dihet qartë se cili është objektivi. Sot arriti kulmin, përdhunimi katërmujor që po i bëhet drejtësisë, por megjithatë ne nuk dorëzohemi, do të vijojmë betejën me padrejtësinë”, tha Ekrem Imamoglu.     

Para mbështetësve, ai dhe edhe mesazhin për zgjedhje të parakohshme.

“Kjo çështje do t’i kalojë njerëzve, e dini cila është zgjidhja? Është kutia e votimit. Do të vijnë kutitë e votimit dhe ky pushtet do të largohet. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Imamoglu.     

Opozita e cilëson procesin si politik dhe frikë e pushtetit ndaj figurës së Ekrem Imamoglu i cili flitet si një nga kandidaturat e mundshme për President në zgjedhjet e vitit 2028.

Vetë Erdogan i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se kjo çështje i përket drejtësisë dhe jo politikës.

Klan News