Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për kthimin e celularit të sekuestruar.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se trupa gjykuese e ka hedhur poshtë kërkesën e Veliajt për celularin që iu sekuestrua gjatë arrestimit në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj qëndron në qeli që prej datës 10 Shkurt 2025, kur dhe u arrestua e në atë moment iu sekuestrua edhe celulari nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas gazetares Daci, praktika hetimore ka treguar se sendet e sekuestruara të personave që janë objekt hetimi kthehen në fund të procesit pasi konsiderohen si prova materiale.

Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

/tvklan.al