I fokusuar te anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 Kryeministri Edi Rama tha se ka një dëshirë për hakmarrje ndaj të huajve, ku tha se për vite me radhë na kanë poshtëruar për shumë kohë.

Rama tha se duke u ulur në tryezën e BE njësoj me vendet e tjera është mënyra më e mirë për të marrë hak.

“Energjinë më të madhe e di ku e gjej apo jo? Të them copë këtu meqë jemi me njëri-tjetrin dhe nuk na dëgjon njeri. Energjinë e gjej të hakmarrja, dua të marr hak, dua të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë, shumë gjatë. Na kanë poshtëruar të huajt, na kanë poshtëruar tanët me dhjetëra, dhjetëra vite. Tani është koha të marrim hak. Dhe e di çfarë është? Është fantastike të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE aty njësoj, të barabartë me të tjerët duke i bërë për lezet atë shenjën “kishe naj gjë”. Ja kjo më jep energjinë, nuk më jep asgjë tjetër energji, të bëjmë histori së bashku se në fund si për mua që jam 2 metra, si për ty nuk e di se sa je, por 2 metra nuk je. 2 metra gropë kemi në fund fare asgjë tjetër nuk mbetet veç emrit dhe kujtimit të mirë që lëmë në këtë botë. Ja kemi borxh fëmijëve tanë”, tha Kryeministri Rama.

Pjesë e rubrikës të Kryeministrit Rama u bë edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila tha se në painairin e Turizmit në Berlin morëm pjesë mbi 100 operatorë shqiptarë që prezantuan me dinjitet Shqipërinë.

Është një atmosferë fantastike këtu në stendën shqiptare, praktikisht janë mbi 100 operatorë të cilët po prezantojnë, janë gati për të prezantuar të gjitha paketat, itineraret dhe për të bërë gati kontratat. Nuk është punë e lehtë dhe ajo që është e rëndësishme dhe fjala që na ka bashkuar është dinjiteti. Pra prezantimi nga të gjithë operatorët me dinjitet, prezantimi i shtetit shqiptar me dinjitet, prezantimi i ofertës kulturore me ndinjitet. E kishim, por kishim nevojë edhe ta tregonim dhe të na e konfirmonin”, tha ministrja Kumbaro.

/tvklan.al