Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për vizionin dhe vëllazërinë ndërsa thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar. Veliaj shton se rrjeti B40 ka forcuar edhe më tej lidhjet në rajon si dhe ka rritur solidaritetin mes qyteteve.
“Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu – kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40. Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj”, shkruan Veliaj.
/tvklan.al