Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shkrin kabinetin e luftës. Vendimin ua bëri publik ministrave të qeverisë së tij, gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, pas dorëheqjes nga ky kabinet të dy anëtarëve të tij, Beni Gancit dhe Gadi Aisenkotit.
Netanjahu tha se do të nisë konsultimet me përfaqësues të tjerë të grupeve parlamentare, si Jair Lapidin, liderin e partisë më të madhe të opozitës dhe Itamar Ben- Gvirin, ministrin e Brendshëm, partnerin e koalicionit qeverisës, i cili drejton një nga partitë e të djathtës radikale pro luftës.
Beni Ganc, një prej liderëve të opozitës izraelite, i konsiderur si një prej politikanëve më pranë Uashingtonit, nuk ka qenë dakord kohët e fundit me linjën e ashpër të ndjekur nga Benjamin Netanjahu në luftën e Gazës, ku ka patur edhe shumë të vrarë mes civilëve palestienzë dhe po ashtu me mungesën e rezultateve të kësaj linje në shpëtimin e rreth 100 pengjeve të mbetur në duart e Hamasit.
Kabineti i luftës është një shtesë në ndihmë të vendimmarrjes së qeverisë izraelite në kohë lufte në përbërje të të cilit janë 3 anëtarë, kryeministri dhe dy përfaqësues të tjerë politikë që marrin kompetenca ekzekutive kryesisht për ushtrinë.
Ngritja e tij u kërkua pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor, pikërisht nga Beni Ganci.
Tv Klan