Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Meloni ka mbërritur në Uashington, aty ku do të organizohet dhe ceremonia në të cilën Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrja Meloni është e vetmja lidere politike nga Europa e ftuar në këtë ceremoni, ku krahas saj priten të jenë gjithashtu dhe Presidenti i Argjentinës Javier Milei dhe zv/Presidenti i Kinës Han Zheng.

Po ashtu, sipas mediave italiane, thuhet se Kryeministrja Meloni do të ketë dhe një takim të shkurtër me Trump dhe Elon Musk gjatë ditës së inaugurimit. /tvklan.al