Surrogacia për kryeministren italiane Giorgia Meloni është një praktikë “çnjerëzore” që i trajton fëmijët si “produkte të supermarketeve”.
Praktika e surrogacisë është tashmë e paligjshme në Itali që dënohet me burg ose gjobë, por koalicioni i krahut të djathtë i Giorgia Melonit është zotuar të vendosë masa më të rrepta.
Parlamenti italian po diskuton një projekt-ligj të hartuar nga partia “Vëllezërit e Italisë” së Melonit për të ndaluar italianët të kenë një fëmijë në vendet ku surrogacia është e ligjshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja. Qëndrimi i partisë përkon me atë të Vatikanit që e ka dënuar edhe më herët.
Projektligji, i miratuar nga Dhoma e Ulët e Italisë dhe tani në Senat, është kritikuar nga grupet e të drejtave dhe disa politikanë të opozitës që e shohin atë si vënie në shënjestër të personave LGBTQ.
Një nënë surrogate është një grua e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo të lindë.
Klan News