Diplomacia shqiptare në javët e mbetura deri në mbledhjen e Këshillit Europian në fund të qershorit duhet të përqendrohet tek intesifikimi i marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike. Kjo është këshilla e Eduard Kukanit, raportuesit në hije për Shqipërinë pasi përvoja thotë ai tregon se vendimi në gjirin e këtij Këshilli për hapjen e negociatave të anëtarësimit me një vend merret përgjithësit në bazë të marrëdhënieve bilaterale.

Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte ishte pasqyra më  e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane. Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh

”.

Kukan thotë në intervistën e tij se pritet me interes qëndrimi i Gjermanisë, por diplomacia shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje dhe Holandës dhe Francës.

Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Në nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jozyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda. Duhet thënë që Holanda tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dinë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt

.”

Samitin e Sofjes ne 17 Maj raportuesi Eduard Kukan e sheh si shumë të rëndësishëm. Ai thotë se pritshmëritë janë të mëdha për rikonfirmimin e institucioneve europiane për t’i dhënë kredibilitet zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Sipas tij dokumenti final apo deklarata e samitit duhet ta konfirmojë këtë gjë në gjuhën më të fortë të mundshme.

Tv Klan