Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar miratimin e një projekti për pastrimin e ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Gjatë fjalës së saj në prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro ka thënë se Qeveria ka miratuar një marrëveshje kredie me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim për të investuar 75 milionë Euro në sistemin e pastrimit të paisjeve, impanteve dhe ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

Mirela Kumbaro: Qeveria mori një vendim të rëndësishëm, ku miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën Botërore, më saktë me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim prej 75 milionë Eurosh për të investuar të gjithë sistemin e pastrimit të paijseve, të impanteve të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Siç e dimë, lumi i Vjosës është park kombëtar i rëndësisë më të veçantë. Nuk mund të kemi një park kombëtar të tillë nëse nuk merremi me të gjithë sistemin e mirëmbajtjes që nuk është thjesht fauna dhe flora që shohim, por menaxhimi i jetesës së gjithë komuniteteve, por edhe të gjithë bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot dhe përgatitje teknike dhe studimore. 8 bashki do të jenë pjesë e projektit, me të cilat është punuar këto 2 vite e gjysëm. Vjosa nuk mund të jetë më pellgu ku hidhen mbeturinat dhe ujërat e ndotura, por parku për të cilin dhe është protestuar.

/tvklan.al