Mbetjet e kthyera në portin e Durrësit janë bërë pjesë e debateve në Komisioni Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, ku e pranishme ishte Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ministrja nuk duhet abuzuar me këtë çështje deri në daljen e analizave.
Luan Baçi: Mbetje të dyshuara të rrezikshme, këtu mbyllet historia, kaq!
Mirela Kumbaro: Unë e kuptoj hallin që ka opozita që nuk di me çfarë të bëjë politikë sepse i ka mbaruar politika, i ka ngelur majë ballkonit. Se si është dhe çfarë ka brenda do e verifikojë Prokuroria dhe do të pëcaktohet portokolli në bazë të ligjeve të mjedisit se si do të përpunohen dhe ku do të shkojmë. Le të mos nxjerrim dhajmë nga pleshti politik.
Sipas ministres Kumbaro, pas depozitimit të mbetjeve në Porto Romano duhet të priten rezultatet e hetimeve të prokurorisë së Durrësit.
“Prokuroria do bëjë punën e saj. Është identifikuar vendi në përputhje me zbatimin e urdhrit të Prokurorisë, të cilat janë të dyshuara si mbetje të rrezikshme.”
Opozita ka kërkuar nga qeveria më shumë transparencë për këtë çështje.
Tv Klan