Marash Kumbulla, e nisi si titullar derbin mes Barcelonës dhe Espanyol. Megjithatë, mbrojtësi i Shqipërisë, nuk mundi të luante më shumë se 40 minuta.
Kumbulla u largua nga fusha, pa u mbyllur pjesa e parë. Shkak për këtë u bë një dëmtim, me lojtarin kuqezi që ndjeu dhimbje dhe e kishte te pamundur për të vazhduar lojën.
Në plan të parë dukej si dëmtim muskulor, por mbetet të shihet pas analizave mjekësore.
Një lajm i keq ky për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Silvinjo, që rrezikon të humbasë një tjetër lojtar për dy ndeshjet e muajit Nëntor në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës. /tvklan.al