Përqëndrimi vetëm te skandinavët
Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë në paraditen e së shtunës për të nisur nga puna për ndeshjen miqësore të së hënës kundër Suedisë.
Ekipi është stërvitur në Parma, me stafin teknik që ka vendosur që t’u japë ngarkesë të lehtë futbollistëve titullarë.
Vëmendje iu kushtua analizës së performancës së ndeshjes ndaj Kilit. Por trajneri Silvinjo dhe stafi duan që rezultati të lihet pas, e lojtarët të përqendrohen te një kundërshtar me karakteristika të ndryshme nga amerikano-latinët.
Tekniku brazilian ua dha mesazhin futbollistëve në përfundim të takimit. “Nuk kemi titullarë fiks, në europian do të vijnë vetëm futbollistët që vrapojnë “ ishte reagimi i tij.
Kuqezinjtë e dinë se ndaj Suedisë nuk është vetëm një miqësore, por se duhet të japin 100% nga vetja.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, që ka një kapacitet prej 50 mijë personash.
Klan News