E kualifikuar automatikisht për në finalet e europianit të 2027, për shkak se Shqipëria është vend bashkë organizator, kombëtarja U-21 do të zëvendësojë ndeshjet kualifikuese me ndeshje miqësore.
Ekipit të drejtuar nga Alban Bushi i duhet të qëndrojë në formë, të ketë kundërshtarë sa më të fortë në mënyrë që të ketë përgatitjen e duhur për fazën përfundimtare.
Federate njoftoi se 210-vjeçarët kuqezi do të luajnë më 25 Mars një miqësore me Luksemburgun, takim që do të mbahet në “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30.
Kjo ndeshje konsiderohet e vlefshme për përfaqësuesen U-21, pasi do t’i shërbejë teknikut Bushi dhe stafit të tij të shohin lojtarët në aksion, por edhe për të provuar futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21.
Federate po punon që shpresat të kenë edhe një tjetër ndeshje miqësore në muajin Mars.
Tv Klan