Asher Abehsera, arkitekti dhe partneri në biznes i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan në lidhje me projektet për Sazanin dhe Zvërnecin.
Ai theksoi se nga ana e tyre çdo gjë është gati, vetëm mungon leja për të filluar punimet. Dhe kjo sipas Abehsera do të varet nga qasja e Shqipërisë.
Sipas arkitektit realizimi i këtyre dy projekteve dhe zhvillimi i zonave mund të zgjasë deri në dhjetë vjet. Sipas tij, projekti është i ndarë me faza për arsye ekonomike.
Blendi Fevziu: Kur do të jetë gati projekti? Le të themi, gati për të nisur…
Asher Abehsera: Çfarë doni të thoni me fillim? Nga ana jonë ne kemi filluar. Jemi të përkushtuar, jemi të emocionuar, siç mund të shikoni jemi duke punuar fort…
Blendi Fevziu: Për të filluar punimet…
Asher Abehsera: Punimet?
Blendi Fevziu: Po.
Asher Abehsera: Kur të marrim lejen.
Blendi Fevziu: Por ju jeni gati. Vetëm leja ju mungon.
Asher Abehsera: Jemi të përkushtuar dhe jo vetëm kaq…
Blendi Fevziu: Dhe i keni parat, e keni financimin?
Asher Abehsera: Çdo gjë është e rregulluar. Po.
Blendi Fevziu: Është e rregulluar tashmë…
Asher Abehsera: Po.
Blendi Fevziu: Dhe sa vite ju duhet për ta zhvilluar këtë projekt? Fizikisht.
Asher Abehsera: Mendoj se varet nga qasja juaj. Ne kemi një qasje të gjithanshme.
Blendi Fevziu: Po.
Asher Abehsera: Për të krijuar diçka që është shumë e veçantë, eksperienca e të cilës nuk do të shqetësohet nga më shumë ndërtime. Kjo është arsyeja pse ndarja në faza është shumë e rëndësishme.
Blendi Fevziu: Ju do të zhvilloni një zonë dhe më pas do të vijoni me zhvillimin e zonës tjetër që të mos shqetësoni njerëzit në atë zonë.
Asher Abehsera: Saktë.
Blendi Fevziu: Po. Dhe sa vite mund të marri?
Asher Abehsera: Mendoj se mund të jetë një projekt dhjetëvjeçar.
Blendi Fevziu: Një projekt dhjetëvjeçar vetëm Sazani apo sëbashku…
Asher Abehsera: Jo, sëbashku me Zvërnecin. Të dyja sëbashku. Është projekt me faza. Dhe nuk është e ndarë me faza vetëm për arsye ekonomike. Është e ndarë në faza edhe sepse kërkon kohë të krijosh diçka që është e veçantë, të përjetosh, të mësosh nga ajo, dhe më pas të lëvizësh. Do të ishte arrogante dhe e gabuar nga ana jonë që të thoshim se dimë çdo gjë. Vendi do të na thotë vetë se çfarë duhet të jetë atje. Vërtetë përpiqemi që të ndjekim natyrën. Po ashtu, ky është procesi ynë lidhur me atë që mund të bëhet për të krijuar diçka të jashtëzakonshme./tvklan.al