Pothuajse 93 për qind e atyre që morën pjesë në referendumin për pavarësinë kurde nga Iraku, kanë votuar për t’u ndarë nga Bagdati, thanë zyrtarët.
Rezultatet e referendumit, i cili u mbajt ditën e hënë, u publikuan mbrëmjen e së mërkurës në Irbil, kryeqyteti gjysmë autonom i qeverisë rajonale kurde.
Gjithsej 92.73 për qind iu përgjigjën me ‘po’ pyetjes: “A doni që rajoni i Kurdistanit dhe zonat e Kurdistanit që jashtë administratës së rajonit të bëhen shtet i pavarur”, tha kreu i komisionit zgjedhor Hendrin Mohammed për gazetarët.
Kurdistanët, numri i të cilëve arrin deri në 30 milionë në disa vende, mbetën pa shtetësi kur Perandoria Osmane ra një shekull më parë.
Ndërsa votimi u prit me entuziazëm nga diaspora kurde në mbarë botën, Bagdadi dhe popullata arabe e Irakut kanë shprehur shqetësime se zonat që përfshihen në referendum të cilat përfshijnë vende të tilla si Kirkuk, një provincë etnikisht e përzier dhe e pasur me naftë.
Si dhe Iraku, Irani fqinj dhe Turqia, të cilët gjithashtu kanë popullsi të konsiderueshme kurde, kundërshtojnë ashpër pavarësinë kurde në baza ekonomike dhe ato të sigurisë.
/tvklan.al